Flash News

KRYESORE

Jo një familje dosido, spanjollët e sulmuar në Porto Palermo mjaft të njohur në Spanjë

Familja spanjolle Galdon e cila u sulmua në Porto Palermo nga pronari i lokalit Mihal Kokëdhima, nuk është një familje e zakonshme turistësh. Kryefamiljari, Eugenio Galdon, është një biznesmen i rëndësishëm në vend, me një pasuri e cila shkon 310 milionë euro.

Ai është themeluesi i kompanisë spanjolle ONO, e cila merrej me sigurimin e shërbimeve të internetit në vend. Në 2014, kompania iu shot Vodafonit për shumën e 7200 milionë eurove. Ai gjithashtu ka qenë ish shefi i Kabinetit të Presidencës me kryeministrin Alfonso Suarez, dhe ish drejtues i grupeve mediatike Prisa dhe Cope.

Lajmi për sulmin e tij nuk mund të rrinte pa kaluar në heshtje, në vendlindje. Gazeta spanjolle "El Confidencial" ka shkruar për makthin që familja galdon përjetoi në Shqipëri dhe gjithashtu ka publikuar edhe videon, ku shikohet sulmuesi Kokëdhima mbi kofanon e makinës ku familja dhe shoqëruesit e saj po udhëtonin.  Galdon në listën e më të pasurve të Spanjës mban vendin e 159, me një pasuri prej 310 milionë eurosh.

Të fundit