Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jo përgjithmonë Merkel, “The Economist”: Kush e udhëheq në të vërtetë Evropën?
Nga 'The Economist'
Kush e udhëheq Evropën? Në fillim të këtij viti, përgjigja ishte e qartë. Angela Merkel po shkonte në mënyrë të pandalshme drejt një fitoreje të katërt zgjedhore, ndërkohë që Britania ishte jashtë loje, Italia e rrëzuar dhe Franca e kapluar nga frika se Marine Le Pen mund të bëhej Donald Trump e Francës.
Këtë javë, të gjitha duket shumë ndryshe. Zonja Merkel fitoi zgjedhjet e saj më 24 shtator, por me një numër votash aq të ulët sa edhe ajo është një figurë e zvogëluar. Gjermania përballet me bisedime disa mujore dhe të ndërlikuara në tre pjesë për të bërë një koalicion.
Rreth 6 milion votues mbështetën një parti ksenofobike të krahut të djathtë, shumë prej të cilëve në shenjë proteste ndaj politikave të refugjatëve të Merkel. Duke mos pasur kurrë më parë përfaqësim politik, Alternativa për Gjermaninë, një forcë përçarëse dhe polarizuese, tani është partia e tretë më e madhe e Bundestagut.
Megjithatë, në perëndim të Rinit, me një parlament të dominuar nga partia e tij e re dhe e përkushtuar, presidenti francez Emmanuel Macron po shpërthen me ambicie. Këtë javë ai përdori një fjalim në lidhje me Bashkimin Evropian për të vënë në qendër të vëmendjes kërkesën e tij.
Nëse z. Macron mund ta rikthejë Francën në qendër të BE-së pas një dekade në kor, varet jo vetëm nga planet e tij për Evropën, por suksesin e tij në shtëpi, duke reformuar një vend që është parë si i pandryshueshëm.
Njeriu kryesor i Angelas
Filloni me Evropën. Fjalimi i kësaj jave ishte i mbushur me ide, duke përfshirë një buxhet të përbashkët ushtarak dhe një agjenci për “risitë radikale”, si dhe dëshirën për të forcuar zonën e euros. Në një nivel, oferta e Macron për rolin e novatorëve intelektualë në Evropë përshtatet me një traditë të gjatë franceze.
Për më tepër, elementë të fjalimit të tij – një taksë e re karboni në kufijtë e BE-së, një propozim për tatimin e firmave të huaja të teknologjisë ku ata fitojnë para dhe jo ku ato janë regjistruar, një kryqëzatë kundër “dumpingut social” me normat e tatimit të korporatave të harmonizuara – janë në linjë me përpjekjet e hershme franceze për të ndaluar shtetet anëtare që të konkurronin “pabesisht” kundër njëri-tjetrit.
Megjithatë, Macron ka një qëllim më delikat dhe radikal sesa drejtimi i stilit të vjetër; ai sigjuroi këtë javë se Alstom, i cili bën trena me shpejtësi të lartë, mund të kalojë nga ndikimi i shtetit duke u bashkuar me rivalin e saj privat gjerman.
Qëllimi i tij është ulja e populizmit duke krijuar një ekuilibër ndërmjet sigurimit të punës për qytetarët nga njëra anë dhe duke i inkurajuar ata që të përqafojnë risitë, për të cilat shumë kanë frikë se do t’u kushtojnë atyre vendeve të punës, nga ana tjetër.
Në fjalën e tij Macron vuri në dukje gjithashtu çështjen e përçarjes dixhitale dhe përfundimin e tregut të vetëm dixhital. Reforma e Eurozonës do ta bënte Evropën më pak të ndjeshme ndaj krizës së ardhshme financiare.
Merita e këtyre ideve varet nëse ato çojnë në një Evropë me më shumë iniciativë, të hapur dhe të sigurtë ose në një kështjellë proteksionistike. Por ata nuk mund të provohen fare, nëse Macron nuk mund të arrijë sukses të politikave të tij në shtëpi. Sepse, nëse Franca mbetet një kërcënim për stabilitetin ekonomik të BE-së sesa një burim i forcës së saj, presidenti i saj kurrë nuk mund të jetë më shumë se një lojtar tjetër pranë kancelares gjermane.
Politika e brendshme e Macron mund të duket se ka bërë një fillim të dobët. Ai ka kapur titujt e parë të mediave në sajë të madhësisë së shpenzimeve të tij, rënies së popullaritetit të tij dhe arrogancës rreth qasjes së tij “jupiteriane” të pushtetit.
Siç u parashikonte, francezët e hidhëruar qysh tani po e kundërshtojnë legjitimitetin e planeve për të cilat zgjodhën Macron për të zbatuar. Reforma në Francë, me sa duket, ndjek një model. Njerëzit në rrugë kundërshtojnë; Qeveria tërhiqet; immobilisme mbizotëron.
Megjithatë, merrni një vështrim më të afërt, dhe Macron mund të jetë gati për të thyer këtë model. Diçka e jashtëzakonshme, nëse vërehet pak, ndodhi këtë verë. Ndërsa shumica e francezëve ishin në plazh, zoti Macron negocioi dhe u pajtua me sindikatat për një reformë të gjerë dhe liberalizuese të punës, të cilën ai e nënshkroi më 22 shtator, të gjitha me bujë minimale.
As sindikatat militante të Francës, as të majtët e zjarrtë, deri më tani nuk kanë tërhequr mbështetjen masive që kishin shpresuar për protestat në rrugë. 59% e francezëve thonë se ata e mbështesin plotësisht reformën e punës. Më shumë protesta do të pasojnë. Betejat më të vështira, mbi pensionet, taksat, shpenzimet publike dhe arsimi, janë përpara. Macron ka nevojë për të mbajtur nervat e tij, por, befasisht, ai tashmë ka kaluar testin e tij të parë të madh.
Në shumë mënyra, 39-vjeçari Macron ende nuk është kuptuar mirë. Pas krenarisë së jashtme, po del një udhëheqës i cili duket se është i guximshëm, i disiplinuar dhe i zhytur në mendime. I guximshëm, sepse reformat e punës, siç e dinë Gjermania dhe Spanja, duan shumë kohë për t’u përkthyer në krijimin e vendeve të punës dhe zakonisht u japin shpërblime politike trashëgimtarëve të atyre që bëjnë punën e pafalshme.
I disiplinuar, sepse ai e parashtroi qartë para zgjedhjes së tij atë që ai planifikoi të bënte dhe po e mban fjalën e tij. Sindikatat u konsultuan plotësisht dhe dy nga tre më të mëdhat e pranuan reformën. Krahasoni këtë me paraardhësin e tij, François Hollande, i cili e provoi ta bënte reformën fshehtësisht dhe hasi vetëm akuza për keqpërdorim të besimit.
Së fundi, i zhytur në mendime: Macron nuk i afrohet politikës si një menuje à la carte. Ai ka kuptuar se si teknologjia digjitale është duke dislokuar botën e punës. Filozofia e tij qeverisëse është të përshtasë sistemin e vjetëruar të rregullave dhe mbrojtjeve të Francës në përputhje me rrethanat.
Shënime
Gjatë disa viteve të fundit, një Francë e dëmtuar ka qenë një partner kronik i dobët për Gjermaninë, duke e shtyrë znj. Merkel në një rol solo, që ajo as nuk ka kërkuar as nuk ka pëlqyer. Nëse ai duhet të ndryshojë këtë dinamikë, Macron duhet të lëvizë me shpejtësi që të përputhet me ligjin e tij të punës me një rishikim të buxhetit joefikas të stërvitjeve të Francës, të rrisë numrin e praktikave dhe të rinovojë shërbimet e punësimit të përgjumur të shtetit.
Ai gjithashtu duhet të shpjegojë me një ton më pak përbuzës pse planet e tij për uljen e taksave, duke përfshirë taksën e pasurisë në Francë dhe taksën e korporatave, nuk janë të dizajnuara thjesht për të përfituar biznesi dhe më të pasurit. Në Evropë ai ka nevojë të siguroj ekonomitë veriore dhe ato më të hapura se ai nuk po përpiqet të mbajë mure rreth vendit.
Natyrisht, hapat e parë të z. Macron në qendër të vëmendjes mund të lëkunden. Shanset për çdo lider që reformon Francën nuk janë kurrë të larta. Ai do të luftojë për ta bindur Gjermaninë të përqafojë vizionin e tij për reformën e eurozonës. Por, nëse ky vit ka treguar ndonjë gjë, është se është një gabim të vejmë bast kundër Macron.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38