Flash News

KRYESORE

Jo presion ndaj Kosovës/ Apeli i fortë i Pacolli për Kurtin dhe Thaçin: Uluni e bisedoni

Jo presion ndaj Kosovës/ Apeli i fortë i Pacolli për Kurtin dhe

Me Qeverinë e re në Kosovë dhe Kryeministrin e ri është krijuar një situatë tensioni mes ekzekutivit dhe Presidentit por sipas debateve edhe Kryeministrit Kurti dhe SHBA-ve.

Tanimë që Gjykata Kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator me Serbinë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vendosur ti japë disa sugjerime palëve politike të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Pacolli shkruan se ka ardhur koha për një ligj të ri, i cili duhet t’i besohet Komisionit të Venecias.

“Ky ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj. Kush do ta bëjë ligjin? Shumë shpejt i duhet besuar një pale të tretë dhe të besueshme. Pse jo Komisionit të Venecias? Palët këtu në Kosovë vetëm do të obligoheshin që ta zbatonin.  Qasja e qeverisë Kurti ndaj dialogut është preteksti. Këtu duhet të përmirësojmë sjelljen dhe të kthejmë procesin në kohërat më të mira.

I bëj thirrje qeverisë: referojuni eksperiencave më të mira që Kosova ka pasur në procesin e mëhershëm të dialogut, duke nisur që nga Rambujeja.

Studiojeni dhe qasjen e palës tjetër. Nuk duhet të lejojmë që të përmbysen rolet. Nuk duhet të lejojmë që presioni të jetë mbi Kosovën. Presioni si në Rambuje duhet të jetë mbi Serbinë”, shkruan ai.

Të fundit