Flash News

KRYESORE

"Jo presione, kërcënime e para! "Avokati i Tahirit i përgjigjet ambasadorit Lu: Pse klienti im duhet të lihet i lirë

"Jo presione, kërcënime e para! "Avokati i Tahirit i

Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka apeluar masën “Arrest shtëpie”.

Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në një deklaratë për median, marrë shkas dhe nga deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu, është shprehur se nëse gjykata do bazohet në prova dhe në ligj, Tahiri duhet të lihet i lirë sot.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë: Në mesazhin e qarkullimit të opinioneve dhe pjesa e rëndësishme e mesazhit ku Lu shprehet se gjykata duhet të gjykojë nëpërmjet fakteve dhe provave. Si specialist, them që gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj. Dhe nëse gjykata do të gjykojë në prova duhet që Tahirit t’i hiqet masa “arrest shtëpie” sot”, është shprehur Haxhia, duke shtuar më tej se deklarata e Donald Lu është deformuar.

Deklarata e Lu ditë më parë:

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe askush nuk është mbi ligjin”.

Të fundit