Flash News

KRYESORE

"Jo shembje!" 60 artistë letër Metës, Ramës, Ruçit e Veliajt: Tirana ka humbur shumë salla; të rikonstrukturohet Teatri

"Jo shembje!" 60 artistë letër Metës, Ramës,

60 artistë të cilët janë shprehur hapur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, u kanë dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit, që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Artistët kërkojnë që  të rishikohet vendimi për shembjen e godinës 80-vjeçare dhe të lejojnë rikonstruksionin e saj.

Kujtojmë që pasditen e djeshme vijoi protesta në oborrin e Teatrit Kombëtar, ku pavarësisht shiut, u mblodhën më shumë qytetarë se asnjëherë tjetër. Qytetarët firmosën peticionin në fjalë, i cili është i disponueshëm edhe online. Në protestën e djeshme u bë edhe një herë e qartë që rezistenca do të vijojë.

LETËR E HAPUR

Tiranë, më 29 qershor 2018

Drejtuar:

SHTZ Ilir Meta President i Republikës

SHTZ Edi Rama Kryeministër

SHTZ Gramoz Ruçi Kryetar i Kuvendit

SHTZ Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne artistët, nënshkrues të kësaj letre, kemi qenë dhe jemi përkrahës pa rezerva të nismës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, aspiratë e shprehur qysh në maj të vitit 1998, me nismën për themelimin e “Fondacionit për Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar”.

Gjatë periudhës së tranzicionit, Tirana ka humbur shumë salla kinemaje, që mund të ishin konvertuar fare lehtë në salla teatri, por edhe salla teatri, ndër të cilat, më e madhja salla e ish-Teatrit të Varietesë, sot Teatri i Metropolit.

Nga ana tjetër, në Shqipëri mungojnë nismat private të mecenatëve të artit, atyre që kanë ndërtuar teatrot e para në çdo vend të Europës. Sot, pas 20 vjetësh, popullsia e Tiranës është dyfishuar dhe ndërtimi i Teatrit të Ri është një imperativë e kohës. Nisur nga sa më lart, ne mendojmë se Tirana dhe Shqipëria nuk e kanë luksin të ndërtojnë salla të reja teatri, duke shembur të vjetrat.

Për këtë arsye, ne e kemi përshëndetur qëndrimin e ish-Kryeministrit Majko në vitin 2002, i cili doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ekzistues, për të ndërtuar aty Teatrin e ri, në partneritet publik-privat. Në asnjë vend të Europës, nga Danimarka, te Polonia e deri te Maqedonia, nuk ndodh të shemben teatro sepse janë të vjetër.

Kudo teatrot e vjetër restaurohen apo rindërtohen sipas rastit, madje edhe kur ato shemben nga bombardimet apo digjen nga zjarri aksidental. As ndërtimi i sallave të reja nuk përdoret si justifikim për të shembur të vjetrat.

Teatri, varësisht prej dramaturgjisë dhe regjisë, ka nevojë edhe për salla e skena të mëdha e moderne, edhe për salla e skena të vogla, klasike. Nëse Tirana do të organizojë ndonjëherë Olimpiadën Botërore të Teatrit, eventin më të madh botëror në këtë fushë, do t’i duhen edhe salla të vogla, edhe të mëdha, edhe skena al’italiana, edhe skena të hapura. Në këtë linjë janë shprehur së fundi publikisht artistët e shquar Pirro e Pavlina Mani, Roza Anagnosti, Mimika Luca e Margarita Xhepa.

Prandaj, ne kërkojmë rindërtimin e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, me ekspertizën e specialistëve italianë. Ne jemi të bindur se qytetarët janë të gatshëm të dhurojnë fondet e nevojshme për këtë qëllim.

Por një nismë e tillë ka nevojë për shprehjen e vullnetit tuaj politik për t’i rindërtuar këto teatro, jo me partneritet publik-privat, por me partneritet publik shtet-qytetar!

Jemi në pritje të përgjigjes suaj!

EMRAT 

  1. Gulielm Radoja
  2. Kastriot Çipi
  3. Bashkim Zahaj
  4. Bujar Alimani
  5. Leonard Hamitaj
  6. Suela Bako
  7. Anderson Gurra
  8. Anila Bisha
  9. Besnik Doshlani
  10. Leka Doko
  11. Gert Izeti
  12. Avni Abazi
  13. Fatbardh Marku
  14. Ermela Teli
  15. Romir Zalla
  16. Ermira Hysaj Çerkozi
  17. Besmir Bitraku
  18. Klodian Hoxha
  19. Ramiz Gjini
  20. Rita Gjeka
  21. Marsel Rupi
  22. Esela Pysqyli
  23. Gëzim Rudi
  24. Gentian Zenelaj
  25. Simon Shkreli
  26. Ledian Gjeçi
  27. Adnan Kastrati
  28. Alert Çeloaliaj
  29. Robert Budina
  30. Sesilia Plasari
  31. Taulanda Dushku
  32. Françeska Hysi
  33. Alesia Xhemalaj
  34. Florian Çanga
  35. Ilir Mërtiri
  36. Alfred Zeneli
  37. Redjan Mulla
  38. Donard Hasani
  39. Adriana Tollka
  40. Anxhela Çikopano
  41. Aldion Matarangasi
  42. Arbër Jakllari
  43. Artur Selmani
  44. Driada Dervishi
  45. Elma Dorezi
  46. Eni Jani
  47. Ervin Bejleri
  48. Esmeralda Metka
  49. Jorida Meta
  50. Ola Harizaj
  51. Rozina Prendi

52.Stefan Çapaliku

53.Kolereto Cukali

54.Melisa Kodhelaj

55.Lida Radoja

  1. Saimir Zeneli
  2. Ermela Ruri
  3. Blerim Gjoci
  4. Klodjana Keco

Të fundit