Flash News


KRYESORE

Jo shumë aktive në 5 vite, Odeta Nishani bën falenderimin e fundit si “Zonjë e Parë”

Jo shumë aktive në 5 vite, Odeta Nishani bën falenderimin e

Odeta Nishani ka mbajtur një profil të ulët publik gjatë mandatit të bashkëshortit të saj si President i Republikës. Në orët e fundit si Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani falenderon qytetarët me të cilët është takuar dhe ka biseduar nga afër për problematika të shumta.

Reagimi i Odeta Nishanit:

Të dashur miqtë e mi,

Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët....miqësisht Odeta

Të fundit