Flash News

KRYESORE

Jo më si bimë, gazetari tregon se si kanabisi po del jashtë Shqipërisë

Jo më si bimë, gazetari tregon se si kanabisi po del jashtë

Trafikantët shqiptarë të kanabisit kanë zgjedhur një mënyrë të re për të nxjerrë jashtë territorit lëndën narkotike. Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Kjo Javë” se ka një rritje të trafikimit të vajit të kanabisit nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore.

Hoxha tha se “vaji i kanabisit është i vështirë për t’u identifikuar nga autoritetet, ndaj ai mund të fshihet lehtë gjatë transportit”. Sipas Hoxhës, ky aktivitet është me leverdi për trafikantët pasi vaji i kanabisit ka një çmim shumë të lartë në Europë.

"Kjo është një praktikë që nuk ndiqet sot, por ka kohë dhe ekzistonin laboratorë. Pra këta janë laboratorët e vërtetë që ndryshojnë gjendjen e kanabisit e kthejnë nga një masë të ngurtë në të lëngshëm aspo çokollatë. Për vitin e kaluar deri në fund të muajit dhjetor nuk kishte filluar prodhimi i vajit të kanabisit. Një litër vaj kanabisi shkon në 30 mijë euro në tregun evropian. Por është një vaj që mezi gjendet se përdoret dhe për kurë. Fillimi i vajit të kanabisit në Shqipëri për këtë vit ka nisur nga mezi i muajit janar. Zakonisht vaji prodhohet kur ka prodhim të madh kanabisi në vend. Një gjysmë vaj kanabis duhet të paktën 10 kilogram boce e tharë. Unë kam parë disa operacione dhe duhet alkool për të prodhuar vaj kanabisi. Laboratorët e kanabisit vihen në vendet ku ka stok të madh kanabisi. Kanë qene të paktën 3 laboratorë të vendosur në Jug të vendit. Vaji i kanabisit transformon vëllimin dhe e bën më të thjeshtë transportin", tha Hoxha.

Artan Hoxha zbulon skandalin: Super-bosi që furnizon me drogë ‘Cosa Nostra’-n u arrestua në Shqipëri dhe më pas u la i lirë

Të fundit