Flash News

KRYESORE

Jo me veshje por me para. Aktorja e famshme dhuron 1 milionë paund për vajzat e dhunuara seksualisht

Jo me veshje por me para. Aktorja e famshme dhuron 1 milionë paund për

Prej disa muajsh në Hollivud flitet për ngacmimet seksuale që regjizorët dhe jo vetëm, kanë ushtruar ndaj aktoreve  ndër vite. Shumë personazhe i janë bashkuar kësaj historie me tregimet e tyre personale dhe me lëvizjet të cilat po shihen edhe në eventet më të rëndësishme botërore të filmit dhe muzikës. Në  çdo eveniment që ëshë zhvilluar deri tani si në ndarjen e çmimeve Grammy, çmimeve BAFTA apo shumë evente të tjera, të ftuarit janë veshur me të zeza në kuadër të lëvizjes kundër grave të dhunura seksualisht #TimesUp dhe #MeToo.

Ndërsa aktorja e njohur Emma Watson ka dhuruar rreth 1 milionë paund për të gjitha vajzat që kanë rënë pre e abuzimeve seksuale. Watson e njohur për rolin e saj si Hermion në filmin ‘Harry Potter’ ishte ndër të parat artiste që foli hapur kundër regjisorit Harvey Weinstein.

Paratë e kontribuara edhe nga donatorë të tjerë, janë mbledhur nga një organizatë që synon të ofrojë mbështetje për viktimat e ngacmimeve seksuale si dhe do të publikojë një letër që do mbështetet nga 200 yje botërorë për të zhdukur abuzimin dhe diskriminimin në të gjitha industritë.

 

Të fundit