Flash News

KRYESORE

Jo vetëm akuzat e PD, çfarë e detyroi Agron Xhafajn të vetëdorëzohet sot: Po e bëj vetëm për hatër të tyre

Jo vetëm akuzat e PD, çfarë e detyroi Agron Xhafajn të

Pak minuta më parë, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se ka marrë një vendim të papritur. Përmes një letre publike, deklaron se do të vetëdorëzohet te autoritetet italiane dhe do të përballet me dënimin për të cilin akuzohet. Në këtë letër pranon se ka gabuar në rini, siç e thekson vetë ai, por nënvijëzon se këtë akt po e ndërmerr vetëm për hatër të familjes dhe dy fëmijëve të tij.

“I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me ekzekutimin e vendimit”, thekson ndër të tjera Agron Xhafaj, të cilit PD, dy ditë më parë i publikoi një audio-përgjim, ku dëgjohej në një bisedë me një trafikant droge.

 

 

Të fundit