Flash News

KRYESORE

Jo vetëm BE/ Greqia ndryshon mendje, shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë; kategoritë që përjashtohen

Ndonëse ishte komunikuar nga autoritetet greke se do të lejojë hyrjen e shqiptarëve në tokën helene nga 1 korriku, Greqia ka ndryshuar sërish mendje.

Siç njofton ambasada e Shqipërisë në Greqi, kjo datë është shtyrë për në 15 korrik, ndërsa përjashtohen disa kategori personash si banorët afatgjatë në shtetet anëtare të BE ose Marrëveshjes së Shengenit dhe personat e vendeve të treta që kanë një leje qëndrimi në shtetet anëtare të BE-së ose Marrëveshjes së Shengenit; pasagjerët transit etj.

“Në bazë të Vendimit të Përbashkët Ministror nr. Δ1α/ΓΠ.οικ. 41013, publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë më 30.06.2020, nr. faqe 2658, pika 1 e nenit të vetëm njofton shtyrjen deri më 15.07.2020 të ndalimit të hyrjes në Greqi (dhe BE) të shtetasve të vendeve të treta, përfshirë Shqipërinë.

Ndalimi nuk përfshin ndër të tjera, sipas pikës 4 të nenit të vetëm: “banorët afatgjatë në shtetet anëtare të BE ose Marrëveshjes së Shengenit dhe shtetasit e vendeve të treta që kanë një leje qëndrimi në shtetet anëtare të BE-së ose Marrëveshjes së Shengenit; pasagjerët transit etj”. Në Greqi mund të hyjnë gjithashtu qytetarët që kanë shtetësi greke ose kartë homogjeni.

Sipas pikës 5 të nenit të vetëm, shtetasit e vendeve të treta që i nënshtrohen këtij ndalimi kanë të drejtë të dorëzojnë një kërkesë pranë Zyrës Konsullore Greke të vendbanimit ose qëndrimit të tyre për hyrjen e tyre përjashtimore në vend për arsye biznesi ose personale (urgjenca shëndetësore)”, sqaron njoftimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar listën e vendeve me të cilat do të hapen kufijtë e BE pas datës 1 korrik, listën ku mungon Shqipëria.

Të fundit