Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Ermal Meta, Dua Lipa dhe Rita Ora gjithashtu kandidate në ‘MTV EMA’

Jo vetëm Ermal Meta, Dua Lipa dhe Rita Ora gjithashtu kandidate në

Ermal Meta është një prej kandidatëve në kategorinë ‘Best italian act’ për vitin 2017-të në ‘MTV EMA’, një prej spektakleve më të rëndësishme muzikore në Europë.

Por shqiptari që karrierën e ka ndërtuar në Itali, nuk është i vetmi që kandidon këtë vit për një çmim në ‘MTV’.

Dua Lipa dhe Rita Ora janë gjithashtu dy këngëtare shqiptare që janë nominuar, me një dominim të autores së hitit ‘New Rules’.

Dua është nominuar në tre kategori: ‘Best New’; ‘Best UK & Ireland’ dhe ‘Best Look’. Këngëtarja shqiptare duhet të mposhtë konkurrencën e disa prej këngëtarëve më të njohur në botë si Taylor Swift, Zayn, Harry Styles, Rag’n’Bone Man, Ed Sheeran, Stormzy apo Louis Tomlinson.

Ndërkohë, Rita është nominuar vetëm në kategorinë ‘Best Look’, ku votimi nuk është hapur ende.

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Itali, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën mund të votojnë disa herë, për 37 ditë të tjera, për Ermal Metën, Dua Lipën dhe Rita Orën në faqen e ‘MTV EMA’.

Të fundit