Flash News

KRYESORE

Jo vetëm familja, në ekspozitën e Edi Ramës në Berlin nuk mungon as Baton Haxhiu

Kryeministri Edi Rama ka hapur në Berlin një tjetër ekspozitë me pikturat e tij, ku e pranishme ka qenë e gjithë familja. Në videot e publikuara në rrjetet sociale është vënë re edhe prania e gazetarit Baton Haxhiu, këshilltar i Ramës.

Lidhja e Ramës me Haxhiun është forcuar shumë kohët e fundit, aq sa gazetari e shoqëron edhe në ekspozitat jashtë vendit.

Pak ditë më parë, Baton Haxhiu u përfshi në përplasje me presidentin Ilir Meta për shkak të refuzimit të këtij të fundit për të dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm. Cakaj raportohet të jetë sugjerim i Haxhiut për kryeministrin Rama.

Të fundit