Flash News

KRYESORE

Jo vetëm fansat, Bebe paska frymëzuar dhe kolegët e saj; e urojnë në mënyrë të veçantë për 30-vjetor

Jo vetëm fansat, Bebe paska frymëzuar dhe kolegët e saj; e
Bebe Rexha karrierën e saj e ka nisur duke shkruar fillimisht tekste këngësh, të cilat vazhdojnë të jenë hite botërore. Ajo ka shkruar për këngëtarët më të rëndësishëm në botë deri sa iu rrit vetëbesimi për talentin që ka dhe u kthye në një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo sjell gjithmonë në vëmendjen e publikut dhe fansave të saj tematika mjaft të prekshme e sociale, tek të cilat e gjejnë vetën shumë të rinj. Mirëpo, Bebe nuk paska frymëzuar vetëm fansat por edhe kolegët e saj, këngëtarët më të rëndësishëm për momentin. Duke nisur nga Jonas Brothers, Rita Ora, Kelly Clarkson, Katy Perry e shumë e shumë të tjerë , kanë dhënë urimet e tyre speciale për Beben. Të gjitha këto ishin mbledhur në një video, të cilat u paraqitën në monitorin e madh ku Bebe po mbante koncertin. Kjo ishte një surprizë e përgatitur nga familja e saj: mamaja, babai dhe i vëllai. Sigurisht që kjo e ka emocionuar shumë Beben, e cila u përlot disa herë në skenë. Momenti kulminant i surprizës ishte kur para se t`i frynte qirinjve, i gjithë publiku i këndoi njëzëri këngën e ditëlindjes Bebe Rexhës.
Në 30-vjetorin e saj të lindjes, Bebe i bëri vetes një dhuratë të veçantë, këngën "Nuk jam më 20-vjeçe", e cila kishte një tekst shumë të goditur.

Të fundit