Flash News

KRYESORE

Jo vetëm gazetën ‘Tirana Observer’, babai i Orest Sotës i pari aksioner i gazetës ‘Panorama’

Jo vetëm gazetën ‘Tirana Observer’, babai i Orest

Pas arrestimit të Orest Sotës me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri, u publikuan në media edhe bizneset që zotëronte babai i tij, Lefter Sota, ku rezultonte të kishte në pronësi gazetën ‘Tirana Observer’.

Por gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në emisionin ‘Opinion’ se Lefter Sota ka qenë një prej tre aksionerëve të parë që kanë themeluar gazetën ‘Panorama’, sot më e madhja në Shqipëri.

“Ka qenë një ndër tre aksionerët e gazetës Panorama, pasi në fillim jam ftuar edhe unë për të punuar aty. Më pas, me largimin e Sotës gazeta i kaloi grupit Hysenbelliu”, tha Hoxha.

Lefter Sota ka disa kompani, por kryesisht është i fokusuar në biznesin e hekurit.

Gazetarja Lala i zbulon në emision kolegut Hoxha lidhjen me Saimir Tahirin

Të fundit