Flash News

KRYESORE

"Jo vetëm i palicensuar por edhe daltonik", detaji i ri që shton dyshimet se vdekja e Sala ishte një vrasje

"Jo vetëm i palicensuar por edhe daltonik", detaji i ri që

Hetimet për vdekjen e mistershme të sulmuesit Emiliano Sala kanë nxjerrë në dritë prova të reja të cilat rrisin akoma më shumë dyshimet se ajo që i ndodhi futbollistit nuk ishte një aksident por një vrasje.

Sipas burimeve nga Autoriteti i Aviacionit Civil të cituara nga BBC, piloti i avionit ku ndodhej Emiliano Sala nuk duhej të fluturonte kurrsesi natën dhe nuk ishte i pajusur me licensën për të kryer fluturime të tilla.

Kjo pasi licenca e David Iboston, 59 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur pas përplasjes së avionit “Piper” në kanalin e La Manshit më 21 janar, nuk e lejonte të fluturonte natën për shkak të daltonizmit të tij, një anomali në shikueshmëri që nuk të lejon të dallosh ngjyrat nga njëra-tjetra.

Shtypi britanik kishte shpjeguar përpara disa javësh se piloti anglez nuk kishte formimin për pilotim komercial, që përfshin udhëtimet mes shteteve dhe në distanca të largëta.

I pyetur nga AFP, autoriteti britanik i aviacionit civil (CAA), nuk e ka konfirmuar këtë lajm, duke u mjaftuar vetëm me “hetimet janë ende duke u zhvilluar”.

Nga ana e tij, Zyra e Hetimit Britanik për Aksidentet Ajrore (AAIB), ka saktësuar se po vijon punën dhe është përqëndruar te licensa. Raporti përfundimtar pritet të dalë gjatë vitit 2020.

Të fundit