Flash News

KRYESORE

Jo vetëm këngëtar, i fejuari i Eni Koçit emërohet në krye të një institucioni në Kosovë

Këngëtari Genc Prelvukajn, i cili prej disa muajsh është në një lidhje me këngëtaren shqiptare, Eni Koçi, sot i ka dhënë një kthesë karrierës së tij.

Ai është emëruar udhëheqës i shoqatës APIK, që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kompozitori Florent Boshnjaku në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!”

Ndërkohë, lidhur me pozicionin e tij të ri ka reaguar edhe Eni, e cila në një postim në “Insta Story” shkruan se ndihet krenare për të.

Kujtojmë se Genc Prelvukajn më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Kulturës në Kosovë.

Të fundit