Flash News

KRYESORE

Jo vetëm kërcënim për të moshuarit, Covid-19 “ngrin” edhe marrëdhëniet e forta me gjyshërit në familjet shqiptare

Jo vetëm kërcënim për të moshuarit, Covid-19

E gjithë bota është përfshirë në një situatë të pazakontë pandemie, për shkak të rrezikut të përhapjes më shpejtësi të virusit të ri Covid-19.

Pasi Kina po del nga izolimi disa-mujor, Evropa po përjeton ditët më të vështira, me vatrën kryesore Italinë.

Fatkeqësisht, fqinje me Shqipërinë, e cila prej të hënës ka nisur të shënojë rastet e para të infektuara, që deri tani ka shkuar në 33, mes tyre një viktimë, një 73-vjecare në Durrës.

Ndonëse një virus i panjohur, eskpertët, nisur edhe nga përvoja e deritanishme kanë konkluduar se kategoria më e kërcënuar janë grupmoshat e treta, të moshuarit.

Madje, këta të fundit mund të infektohen nga familjarët më të rinj në moshë, të cilët mund të mos shfaqin asnjë simptomë paralajmëruese.

Nisur nga ky fakt, mjekët dhe studiuesit kanë apeluar vazhdimisht që të moshuarit kërkojnë më shumë kujdes, fillimisht duke evituar kontaktet me ta, por edhe duke u qëndruar pranë me nevojat e tyre ushqimore dhe të jetës së përditshme.

Në kushte të tilla, rrjedhimisht virusi do të duhet të zbehë për disa kohë tashme marrëdhëniet e forta në familjet shqiptare mes gjyshërve dhe pjesës tjetër të familjes, që shpesh kujdesen per të vegjlit e shtëpisë, teksa prindërit do duhet të punojnë.

Megjithatë, kjo traditë do të duhet të ngrijë për disa kohë, ndaj do na duhet të kujdesemi për ta duke u qëndruar larg në distancë, si masë parandaluese ndaj coronavirusit të ri.

Virologu Christian Drosten në spitalin universitar Charité të Berlinit i pyetur nga “Der Speigel” rekomandon që familjet të mos “i përdorin” për disa kohë gjyshërit për t'u kujdesur për fëmijët e tyre deri në të paktën shtator ose tetor. Por, duhet të bëhen përpjekje për të ndihmuar gjyshërit dhe fqinjët e moshuar në blerjet e tyre në mënyrë që ata të mos të shkojnë vetë në supermarkete”, sqaron mjeku gjerman.

Ekspertët kanë pohuar se fëmijët mund të jenë mbartës të virusit, por pa shfaqur simptoma, por nga ana tjetër janë përcjellës tek të moshuarit, gjë që mund tu kushtojë shumë, për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nga të cilat vuajnë.

Të fundit