Flash News

KRYESORE

Jo vetëm kryeministre, 2018-ta sjell një tjetër surprizë për lideren e Zelandës së Re

Një vit më parë Jacinda Ardern pati arritjen më të madhe profesionale, duke u bërë kryeministre e Zelandës së Re. Por ky vit do jetë akoma më surprizues. Ardern do të bëhet nënë për herë të parë.  37-vjeçarja e cila mori drejtimin e Kryeministrisë së Zelandës së Re në tetor 2017-të, deklaroi se ajo dhe partneri i saj Clarke Gayford janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. 

Lajmin, kryeministrja e konfirmoi përmes postimeve në rrjetet e saj sociale, ku ajo shprehu entuziasmin për zgjerimin e familjes së saj me një anëtar të ri. Supriza ishte se Ardern zbuloi qe ishte shtatzënë vetëm 6 ditë para se të bëhej kryeministre e Zelandës së Re.

37-vjeçarja deklaroi se do të marrë një leje 6-javore pas lindjes së fëmijës në muajin qershor. Lidhur me këtë çështje, Ardern u shpreh se sjellja në jetë e një fëmije nuk do ta largojë aspak nga detyrimet e saj si udhëheqëse e vendit. "Nuk jam e para grua me shumë detyra. Nuk jam e para grua që punoj dhe që kam një fëmijë," u shpreh kryeministrja. Dhe duke qenë se ajo do të jetë e ngarkuar duke drejtuar Zelandën e Re, do të jetë partneri i saj Clarke Gayford ai që do të qëndrojë në shtëpi për t'u përkujdesur për të porsalindurin.

37-vjeçarja Jacinda Ardern  nuk është e para lidere që bëhet nënë teksa udhëheq shtetin. Në vitin 1990, Benazir Bhutto solli në jetë vajzën e saj ndërkohë që shërbente si kryeministre e Pakistanit.

 

 

Të fundit