Flash News

KRYESORE

Jo vetëm moderatore, Rudina Magjistari biznesmene prej 15  vitesh

Moderatorja Rudina Magjistari është një ndër figurat më të dashura të ekranit.  E shohim nga ekrani, teksa pyet të ftuarit për historitë e jetës së tyre, mirëpo Rudina i është përkushtuar dhe biznesit.

“Panorama” shkruan se vitin 2002, Rudina ka hapur një biznes të quajtur “Fintaks consulting”. Objekti i biznesit shpjegon se kryen dhe merr në të gjitha aktivitetet dhe bizneset, në fushën e revisionit kontabël, asistencë në fushën ekonomike, administrative, fiskale, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike, që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë, ekspertizë vlerë- suese etj. Rudina është aksionere e vetme e këtij biznesi, madje dhe administratore e tij.

Një tjetër biznes i Rudinës, i cili nuk është i panjohur për vajzat e botës së televizonit, është një qendër e trajtimeve estetike. “Velur” u hap në vitin 2006 dhe është shumë i frekuentuar, sidomos nga personat publikë.

Të fundit