Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Nikolla, deputeti denoncon edhe Ogerta Manastirliun: Pacientëve në spitale po u kërkohen të dhënat; do përdoren për llogari të PS

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka denoncuar Ministrinë e Shëndetësisë se mbi bazën e urdhrit të kryeministrit Edi Rama, po kërkon nga drejtoritë rajonale që të bëjnë regjistrim të të dhënave personale të pacientëve.

Gurakuqi thotëse këto të dhëna do të përdoren ilegalisht nga Partia Socialiste. Ai i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të nisë hetimet për këto raste.

Ditën e djeshme u denoncua e njëjta praktikë e përdorur nga Ministria e Arsimit. Nxënësve u kërkohej që të jepnin të dhënat e tyre personale dhe të prindërve gjithashtu. Vetëm pas reagimit të PD-së, ministrja Lindita Nikolla u tërhoq sot nga ky vendim.

Reagimi i Romeo Gurakuqit:

Ministria e Arsimit dhe Sporteve nuk eshte i vetmi institucion qe jep urdhera per regjistrimin e te dhenave private te qytetareve. Edhe Ministrja e Shendetesise dhe e Perkrahjes Sociale, mbi bazen e urdherit te dhene nga Kabineti i Kryeministrit, per mbledhjen dhe plotesimin e database te pacienteve, ka urdheruar te gjitha drejtorite rajonale te shendetesise, te bejne regjistrim te ngjashem, te te dhenave private per pacientet. Ky regjistrim eshte urdheruar te kryhet permes nje personi te caktuar per cdo qender shendetesore.

D.m.th., me urdher te Kryeministrit Edi Rama, te dhenat private te te gjithe qytetareve shqiptare, duhet te vendosen ne sistemin e drejtuar politikisht, te Ministrise se Puneve te Brendshme, Ministrise se Arsimit dhe Sporteve, Ministrise se Shendetesise dhe perkrahjes Sociale.

Kam mbi dy vite qe kam denoncuar kontrollin ilegal te te dhenave private nga Drejtoria e OSSH Tirane, ne bashkepunim me Ministrine e Sajmir Tahirit, per llogari te qendres informatike te PSSH.

Sot, metastazat e kontrollit policor komunist te shoqerise, jane shtrire ne cdo pore te administrates shteterore.

Ftoj Prokuroren e Pergjithshme zonjen Arta Marku, qe eshte betuar mbi Kushtetute, te hape nje hetim KRYESISHT mbi rastin, mbi bazen ku eshte mbeshtetur urdherdhenia dhe perdorimi i dhenave private te qytetareve.

Të fundit