Flash News

KRYESORE

Jo vetëm një "Top i Artë" por tre të tillë, Messi dhe Ronaldo do të jenë në juri

Jo vetëm një "Top i Artë" por tre të tillë,

Çmimi i "Topit të Artë" tashmë do të ketë edhe dy çmime të tjera.

Përveç atij që i jepet tashmë prej më shumë se gjashtëdhjetë vitesh futboollistit më të mirë që luan në Europë, do të ketë një "Top të Artë" për femrat dhe një për lojtarët e U-21.

Këto trofe do të jepen dhjetorin e ardhshëm dhe do të jenë tre personat që do të ngjitën në skenë për të marrë çmimin, gjithmonë nëse dikush nuk fiton dy nga këto tre "Topa të Artë”.

Por ajo që është shumë interesante, është fakti që votat do të jepen nga fituesit e mëparshëm të trofeut.

Pra, në juri do të jenë edhe Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, të cilët do të kenë mundësinë të japin mendimin e tyre.

Të pranishëm do të jenë edhe legjenda të tjera të futbollit si, Zidane, Van Basten etj.

Të fundit