Flash News

KRYESORE

Jo vetëm opozita, Kuvendi ‘braktiset’ edhe nga pesë ministra, përfshirë edhe Ramën

Jo vetëm opozita, Kuvendi ‘braktiset’ edhe nga pesë

Nis seanca parlamentare vetëm me deputetët e mazhorancës. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, ka bojkotuar sërish seancën, në shenjë proteste për shkak të situatës kriminale në vend.

Paralelisht me seancën, deputetët e opozitës së bashkuar po zhvillojnë takimin mes tyre në Elbasan. Por, duket se Kuvendi nuk u ‘braktis’ vetëm nga opozita.

Siç duket edhe nga foto e shkëputur pak pas nisjes së seancës, mungojnë edhe 5 ministra, përfshirë edhe vetë kryeministrin.

Në karriget ministrore mungojnë Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Damian Gjiknuri.

Të fundit