Flash News

KRYESORE

Jo vetëm protestuesve, ambasada amerikane thirrje qeverisë dhe policisë: Tregohuni të përmbajtur!

Rreth një orë para nisjes së protestës së opozitës, e cila pritet të zhvillohet para godinës së Parlamentit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka drejtuar një thirrje protestuesve, qeverisë dhe forcave të policisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane u kërkon qytetarëve të protestojnë paqësisht, si dhe nga ana tjetër apelon qeverinë dhe forcat e sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit