Flash News

KRYESORE

Jo vetëm shije dhe freski, ananasi ka gjithashtu shumë veti kuruese për shëndetin

Jo vetëm shije dhe freski, ananasi ka gjithashtu shumë veti kuruese

Sipas mjekëve, ananasët janë të pasur me antioksidantë dhe mendohet që kanë edhe veti anti-kancerogjene. Ananasët mund të quhen si një mrekulli e natyrës, për shkak të vlerave të shumta ushqyese që kanë.

Parandalon artritin: ananasi është i njohur për aftësinë e tij për të zvogëluar inflamacionin e nyjeve dhe muskujve, veçanërisht të atyre të lidhura me artritin. Ananasi përmban një enzimë shumë të rrallë të quajtur bromelain, e cila thyen proteinat komplekse dhe ka veti anti-inflamatore. Kjo enzimë ka aftësinë të reduktojë simptomat dhe shenjat e artritit.

Forcon sistemin imunitar: ananasi ka mbi 130% të kërkesave të përditshme të vitaminës C dhe kjo e bën atë një nga burimet më të pasura me acid askorbik. Këto elemente janë të njohura për përforëcimin e sistemit imunitar.

Redukton plagët dhe infeksionet: vitamina C që gjendet në ananas luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit, i cili përbën bazën thelbësore të proteinave në muret e enëve të gjakut, të lëkurës, organeve dhe eshtrave. Ananasi stimulon shërimin e plagëve dhe redukton infeksionet rreth tyre.

Parandalon kancerin: sipas studimeve thuhet se ananasi është i lidhur me parandalimin e kancerit të gojës, fytit dhe zorrëve. Ananasi përmban vitaminë C, antioksidantë, viaminë A, beta karroten, bromelan, kompozime të ndryshme flavonoide, mangan, kalcium etj. Këto përbërës e bëjnë ananasin të fuqishëm në luftimin e radikaleve të lira dhe qelizave kancerogjene.

Ndihmon në tretje: ananasi përmban 2 herë më shumë fibra se frutat e tjera. Konsumi ditor i ananasit do t’ju ndihmonte në kapsllëk, diarre, sindromën e zorrës së irrituar dhe tretje.

Redukton kollitjet dhe ftohjet: vitamina C forcon sistemin imunitar, ndërsa bromelaina redukton gëlbazën dhe mukusin që krijohet në traktet e frymëmarrjes kur ftoheni.

Përmirëson shëndetin e kockave: kalciumi dhe mangani që gjenden në ananas janë të lidhura me rritjen dhe riparimin e kockave. Një ananas përmban rreth 70% të nevojës ditore për mangan.

Të fundit