Flash News

KRYESORE

Jo vetëm shoferët, edhe këmbësorët gjobiten nëse kalojnë rrugën duke përdorur celularin

Jo vetëm shoferët, edhe  këmbësorët gjobiten nëse

Përdorimi i celularit kur je në timon është një nga burimet kryesore për aksidentet rrugore dhe për këtë janë miratuar ligje të forta që dënojnë drejtuesit e automjeteve të kapur me këtë shkelje.

Por gjobat ndaj shoferëve që përdorin celularin kur janë në timon është vetëm fillimi, një ligj i ri është bërë për qytetin e Honolulu, ku policia mund të gjobisë kalimtarë me 35 dollarë pasi kalojnë në vijat e bardha duke përdorur celularin.

Sipas New York Times, gjoba mund të arrijë deri në 99 dollarë nëse ndodh për disa herë. Ndërkohë ky nuk është vendi parë në Amerikë që ka rregullta të rrepta për këmbësorët. Në New Jersey, gjoba mund të arrijë nga 50 dollarë deri në burg.

Këto vende kanë vendosur që të miratojnë këto ligje prej numrit të madh të viktimave që raportohen çdo vit si pasojë e përdorimit të celularit.

 

Të fundit