Flash News

KRYESORE

Jo vetëm teatri, ‘Fusha’ do shemb edhe drejtorinë e Burgjeve dhe ish-selinë e PD-së

Jo vetëm teatri, ‘Fusha’ do shemb edhe drejtorinë e

Krahas godinës së Teatrit Kombëtar, me projektligjin që Kuvendi miratoi në seancën e 5 korrikut vetëm me votat e deputetëve të PS-së, parashikohet të shemben edhe dy ndërtesa të tjera publike.

Godina ku ndodhet sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe ish-selia e Partisë Demokratike parashikohet të shemben nga firma ‘Fusha shpk’ e cila do të ndërtojë aty disa kulla.

“Në listën e ndërtesave dhe tokave publike që do të shemben gjendet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me sipërfaqe trualli prej 385 metrash katrorë. Për t’u shembur planifikohet edhe ish-selia e Partisë Demokratike. Toka publike dhe private përbën një parcelë ndërtimi me sipërfaqe totale prej 9768 metrash katrorë”, raporton BIRN.

Të fundit