Flash News

KRYESORE

Jo vetëm vetting në politikë, Basha vjen me një propozim të dytë: Sekuestrim të kompanive që kanë lidhur kontrata korruptive me Ramën

Jo vetëm vetting në politikë, Basha vjen me një propozim

Kryeopozitari Lulzim Basha ka dalë sot  me një propozim të dytë pas vetting-ut në politikë që po kundërshtohet nga mazhoranca.

Gjatë mbledhjes së organizuar në Vlorë të të gjithave partive opozitare, Basha tha se do të sekuestrohen të gjitha ato kompani që kanë lidhur kontrata korruptive ‘PPP’-je dhe tenderash me kryeministrin Edi Rama.

“Sot nga kjo tryezë do të diskutojmë propozimin e dytë: Shpronësimin, sekuestrimin e të gjithë kompanive dhe individëve oligarkë që kanë lidhur kontrata korruptive PPP-je, tenderash dhe koncesionesh me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve”, theksoi Basha.

Kreu i PD tha se me votën e qytetarëve do të bëhet e mundur që politika të ndahet përgjithmonë nga krimi.

Të fundit