Flash News

KRYESORE

Joe Biden zgjidhet zyrtarisht përfaqësuesi i demokratëve kundër Trump

Joe Biden zgjidhet zyrtarisht përfaqësuesi i demokratëve

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht si kandidati demokratk që do të konkurrojë në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër presidentit aktual Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Emërimi u bë natën e dytë të Konventës Kombëtare që u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë së COVID 19.

Dy ish-presidentët Bill Clinton dhe Jimmy Carter dhe gjithashtu ish- sekretari republikan i shtetit mbështetën dhe përgëzuan Biden-in.

“Në një kohë si kjo Zyra Ovale duhet të jetë një qendër komande.Përkundrazi, është një qendër stuhie. Ka vetëm kaos tha”,-tha Clinton.

Biden foli nga shtëpia e tij i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij.

“Faleminderit shumë nga zemra. Faleminderit të gjithëve, kjo do të thotë botën për mua dhe famijen time. Do shihemi të enjten (dita kur edhe do të mbaje fjalimin e tij)”, u shpreh ndër të tjera Biden.

Nga ana tjetër Trump që garon për tu rizgjedhur në nëntor, tha se Biden si president do të shkaktonte një “përmbytje të emigracionit të paligjshëm siç bota nuk ka parë kurrë më parë”.

“Duhet të mposhtet dhe do të mposhtet më 3 nëntor “,-tha Trump.

Të fundit