Flash News

KRYESORE

Johannes Hahn i dërgon të gjitha paratë e “Berlinit” në Serbi, asnjë investim për Shqipërinë dhe Kosovën

Johannes Hahn i dërgon të gjitha paratë e “Berlinit”

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka folur për projektet që do të financohen në Ballkan në kuadër të Procesit të Berlinit. Në intervistës për ‘Deutsche Welle’, Hahn tregon projektet që do të financojë BE dhe çuditërisht asnjë prej tyre nuk është në Shqipëri.

Pjesën kryesore të parave do të t’i marrë Serbia, shtet për të cilin Hahn ka treguar simpati të madhe. Shumë do të marrë edhe Bosnje-Hercegovina me Malin e Zi, por jo Kosova.

“Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transportit, respektivisht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, që në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë euro. Ne kemi përgatitur konkretisht gjashtë projekte për trafikun, si në fushën e rrugëve ashtu edhe hekurudhave. Projekti hekurudhor i njohur si "Korridor 8", që ndërlidhë Lindjen me Pernëdimin, nga Bullgaria deri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Më pas ajo mund të vazhdojë edhe për Shqipëri. Ne kemi parasyshë edhe rrugët ujore mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për ndërtimin e porteve. Apo dhe projekte të ndryshme për ndërtimin e rrugëve, si për shembull mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Një projekt tjetër në fushën e energjisë është "Interconnector", një linjë e përçimit të gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Një investim prej rreth 50 milionë eurosh. Unë këtë vit kam marrë pjesë në fillimin e dy projekteve për ura, në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci, por edhe në Serbi. Edhe në sektorin e energjisë kemi financuar disa projekte, që duhet të ndërlidhin Malin e Zi me Italinë por edhe Malin e Zi përmes vendeve të Ballkanit (Serbisë) me Rumaninë”, ka deklaruar Hahn.

Nga kjo deklaratë e Hahn kuptohet qartësisht se nga Procesi i Berlinit, përveç Serbisë dhe Bosnjes, po përfitojnë më shumë vende që tashmë janë anëtare të BE, si Bullgaria dhe Kroacia, ndërsa për Shqipërinë dhe Kosovën nuk parashikohet financimi i ndonjë projekti.

Investimet që BE do bëjë në kuadër të Procesit të Berlinit sipas Johannes Hahn:

  1. Korridori 8 – Financim në Bullgari (Pjesë e BE) dhe Maqedoni… ndoshta edhe në Shqipëri.
  2. Rrugë ujore dhe ndërtim portesh – Financim në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.
  3. Ndërtim rrugësh – Financim në Bosnje dhe Kroaci (Pjesë e BE).
  4. “Interconnector", linjë e përçimit të gazit – Financim në Bullgari (Pjesë e BE) dhe Serbi (vlera 50 mln euro).
  5. Ndërtim urash – Financim në Bosnje, Kroaci, Serbi.
  6. Projekte në energji – Financim në Mal të Zi, Itali, Rumani dhe Serbi.

Rama i jep mesazhin e fundit Thaçit dhe Mustafës: Jo treg Shqipëri-Kosovë pa përfshirjen e Serbisë

Të fundit