Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
John McCain/ Një politikan amerikan që nuk i gjendet shoku…në Shqipëri
Shënim i Politiko/ Ky është një Obituar i revistës britanike The Economist por, kur e lexon, nuk u shpëton dot krahasimeve të Senatorit amerikan me politikanët e këtushëm. Nga ky krahasim dihet kush del i humbur. Sepse, nuk gjen burra në politikën e Tiranës që mund të mendojnë jashtë linjave partiake. Edhe nëse ndodh, tek-tuk, ata flaken jashtë nga ‘mbretërit’ e partive.
John McCain, siç shkruhet më poshtë, nuk ishte skllav i bazës së partisë.
Më shumë se për këtë krahasim me ‘skllevërit’ e këtushëm, John McCain i shërben kujtesës sonë për ‘konservatorizmin e mençur’ dhe mbështetjen e fortë që i dha çështjes shqiptare duke u bërë një mik i komunitetit shqiptaro-amerikan në ShBA.
Godspeed, Senator!
The Economist
Çdo centimetër e trupit të John McCain-it jehonte qëndresën. Ecja e shpejtë, paksa e lëkundur, krahët e shtrënguar, supet e ngrira dhe buzëqeshja e mrrolur, të gjitha bartnin shenjën e Vietnamit si një plagë. Krahët i kishte ‘të ngrirë’ sepse iu thyen kur ra nga qielli me aeroplanin e tij bombardues, po ata krahë ia lidhën me litarë në burg çdo ditë. I liruar nga "Hilton Hanoi", pas pesë vjet e gjysmë torturash dhe izolimesh sporadike, ai nuk mund të ngrinte dorën as për të krehur flokët e vet. Flokë që iu bënë të bardhë, edhe pse ishte vetëm në të 30-at. Ecte me njëfarë krekosjeje, sepse në gjunjët e dëmtuar vështirë se kishin mbetur deje. Jo se kjo e ndali atë për të bërë kilometra të tëra përmes Grand Canyon-it dhe kodrave të shkreta të Arizonës, copëza të bukura të Amerikës që ai përfaqësoi në Kongres për më shumë se 30 vjet. Fryrja në kraharor ishte krenaria për atë që ndjente se kishte arritur atje.
Megjithatë, ndonjëherë, supet e tij përkuleshin dhe ai i kryqëzonte krahët në gjoks, sikur të mbrohej nga goditjet e një xhelati. Kjo ndodhi kur e pa veten të përzier dhe ‘të kapur’ në diçka të papëlqyeshme: duke bërë më shumë se duhet për lobistët e industrisë së lojërave të fatit (ia kishte shumë ënda të hidhte çipsa 100 dollarësh në një tavolinë ‘craps’-i, me një pupël fati dhe një qindarkë në xhepin e brendshëm); duke pranuar favore dhe fonde nga Charles Keating i skandalit të kursim-kredive; duke shkëmbyer goditje poshtë brezit me rivalët në garën për nominimin Republikan në vitin 2000, dhe për Presidencën në 2008, dhe më pas duke dështuar në të dyja. T’u rezistoje rrahjeve të burgjeve ishte e vështirë, por kauza ishte më e madhe. Dhimbja e pazakontë e dështimit politik nuk kishte përparësi të dukshme, prandaj lëndonte edhe më shumë.
Ai nuk donte që karriera e tij të përkufizohej nga Vietnami, por në mënyrë të pashmangshme bash kjo ndodhi. (As hero nuk donte të quhej, por në mënyrë të pashmangshme ai ishte.) Vietnami solli momentet më të mira të jetës së tij, kur refuzoi lirimin e parakohshëm nga burgu dhe fitoi, për herë të parë në jetën e tij, deri atëherë egoistike, një kuptim të rëndë të qëllimit të përbashkët, diçkaje më të madhe se vetja. Vietnami solli gjithashtu çastin më të keq, kur ai nënshkroi një rrëfim të detyruar, duke pranuar se ishte një "kriminel i keq". Asnjëherë nuk e tejkaloi turpin e kësaj.
Po ashtu, hijerënda mbi të, qenë profilet e forta të gjyshit dhe babait, të dy admiralë, të dy bij të detyrës, nderit dhe atdheut. Kur ndihej krenar për veten, kjo ndodhte edhe në emër të tyre. Kur turpërohej, kjo ndodhte edhe për shkak se i kishte zhgënjyer ata. Në vitin 1981, kur e dinte se kurrë nuk do ta fitonte gradën e Admiralit, dhe kur e kishte rrënuar martesën e parë me jobesnikëritë, ambicjet e vjetra politike u rishfaqën: një lloj tjetër shërbimi kombëtar në të cilin ai mund të zhytej.
Disiplina ishte pjesa më e vështirë. Gjithmonë kishte patur vështirësi me të, qoftë në Annapolis, ku sjellja e tij e kapriçioze e bëri që përfundonte studimet i pesti nga fundi i klasës së vet, apo në stërvitjen aeronautike, kur pinte, ndiqte zonjushat, dhe ishte amator i hedonizmave në përgjithësi. Por, dështimi më i madh ishte temperamenti, gjaknxehtësia e pandalshme, zemërimi shkumëzues kundër atyre që e frustronin. Ai e shfajësonte si padurim, veçanërisht ndaj praktikës ‘me zvarritje’ me të cilën punonte Kongresi dhe dështimit të partive për të bashkëpunuar. (Demokratët mund të ishin partnerë të shkëlqyer: ai u bë bashkë me Russ Feingold për arritjen e tij më të madhe legjislative, reformën e financimit të fushatës, me Joe Lieberman në ligjet e kufizimeve tregtare, me Ted Kennedy në reformën e emigracionit). Ose, ndodhte që temperamentin e vet ta quante pasion, veçanërisht kur uli shpenzimet qeveritare- dhe nëse ai pasion ndonjëherë shterrte, ai ishte gati për azilin e veteranëve.
E vërteta dhe parimet
Kjo ishte motoja e tij, ndonëse jeta politike ia ndërlikoi të dyja. Në autobusin e fushatës kombëtare, Straight Talk Express, bisedoi hapur me shtypin, por me shpresën e kotë që ata do t’i hiqeshin qafe. Në Kongres mbajti qëndrime të forta kundër Industrisë së Duhanit, ngrohjes globale dhe mbi-rregullimit, por u kthye në reformën e kujdesit shëndetësor dhe buxhetet e balancuara, si edhe për emigracionin në fund. Kjo, dhe hapja e tij ndaj demokratëve, i dha reputacionin e një rebeli. Ai preferonte të mendonte se ishte një përfaqesues i lirë dhe i ndershëm, ende konservator në pjesën më të madhe të kohës, por jo skllav i bazës ekstremo-djathtiste Republikane. Ky parim u njollos sa herë garoi për zyrën e lartë, sidomos në 2008, ku i bëri një thirrje pa frena bazës Republikane duke zgjedhur, qesharakësisht të pakualifikuarën, Sarah Palin si ‘running mate’ (kandidate për zv/President).
Nevoja për luftë
Konstantja e tij më e madhe qëndron në nxitjen e luftërave jashtë vendit, kudo mund të fitoheshin; dhe, për të, si Afganistani ashtu dhe Iraku, ishin të tilla. Amerika kishte për detyrë të përhapë lirinë dhe demokracinë, me forcën e armëve, nëse është e nevojshme. Ai digjej për të shkuar në Siri në mbështetje të rebelëve, të dërgonte armatime të rënda në Ukrainë dhe, të "bombardonte, bombardonte, bombardonte" Iranin, siç edhe këndoi njëherë. Kur vinte puna te lufta, e pezullonte mbështetjen e zakonshme për shkurtim taksash dhe buxhete të balancuara. Madje, edhe Vietnami, mendonte ai, duhej të ishte i fitueshëm, nëse ata idiotët, komandantët civilë, do të kishin bombarduar sa duhej.
Thënë këtë, qasja e mbizellshme e Donald Trump nuk i thoshte asgjë. Ata mund të ndanin një parti, por nuk e bashkonte asgjë me të dhe nacionalizmin naiv që ai promovonte. Diagnoza e kancerit në tru, në korrik të vitit 2017, ia çliroi gjuhën, dhe ia provoi kurajën, në të gjitha mënyrat që dëshironte. Fjala nuk pat qenë kurrë më e drejtpërdrejtë, qëndrimi kurrë më i duhur, sesa kur kur u bëri thirrje Republikanëve të tij, jo vetëm të durojnë, por të rezistojnë.
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38