Flash News

KRYESORE

Joleza Koka ‘sulmon’ 3 moderatorët e Klan: Televizion shantazhues! I ka parë AMA këto video?!

Joleza Koka ‘sulmon’ 3 moderatorët e Klan: Televizion

Joleza Koka, ish kryetare e FRESSH,  ka shpërthyer ndaj televizionit Klan dhe tre moderatorëve të njohur, Ermal Mamaqit, Ardit Gjebreas dhe Saimir Kodrës.

Sipas saj, Klan-i është një televizion shantazhues , që asnjë njeri i vetëm nuk i konkuron dot në rrugë ligjore as nga burimet njerëzore, as nga paratë e as nga koha që harxhojnë për të ngritur kurthe.

Joleza shkuran se më herët i ka dërguar AMA-s një peticion për emisionin STOP ku Kodra i thërret vajzat 'Kafshë, ju jeni kafshë dhe kafshët nuk flasin', të cilin fshinë nga Youtube. Joleza ka shpërndarë dhe videon ku në emisionin e Ermal Mamaqit dhe Ardit Gjebreas, vajzat kanë dalë tejet të zhveshura dhe duke kërcyer.

Reagimi i Joleza Kokës:

Heshtet sepse TvKlan është një televizion shantazhues që asnjë njeri i vetëm nuk i konkuron dot në rrugë ligjore as nga burimet njerëzore, as nga paratë e as nga koha që harxhojnë për të ngritur kurthe.

Vetëm pak javë më parë i dërgova AMAs një peticion për emisionin Stop ku Saimir Kodra i thërret vajzat 'Kafshë, ju jeni kafshë dhe kafshët nuk flasin'. AMA u tregua shumë profesionale dhe emisioni u fshi nga YouTube, por brenda 24 orëve emisioni Stop prodhoi një kronikë, që e panë mijëra njerëz dhe më akuzuan drejtpërsëdrejti si njeri, që ka marrë rrogën në Mmsr dhe ska vajtur në punë.

Unë mund të isha ankuar dhe të thoja: ky është një lajm i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, mjafton që të pyesni gruan e Saimir Kodrës që punon tek burimet njerëzore në Mmsr ku rrogat shpërndahen me firmën e saj. Po ca vlerë ka kur të gjithë e dinë që këta kërcënojnë gjithë dynjanë. Këtej e shajnë shtetin nga mëngjesi në darkë e këtej e kanë siguruar nga një vend pune për gratë e tyre.

E madje vajzat nuk trajtohen as si kafshë, se për të drejtat e kafshëve është çuar e ka protestuar i madh e i vogël. Në këtë video janë kthyen në mbulesë tavoline, ka ngelur vetëm të fshijnë këpucët me to. Nuk është skandal seksual, është objektifikim i grave dhe vajzave në vendin e punës/media.

 

Të fundit