Flash News

KRYESORE

Joleza Koka tashmë ka “çatinë” e saj, ish-kryetarja e FRESSH i futet biznesit

Disa futën në politikë si biznesmen e disa të tjerë bëhen biznesmen pasi merren me politikë. Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka, ka vendosur t`i futet botës së biznesit, duke hapur një Hostel në Sarandë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Joleza tregon se tashmë dyert e Hostelit të saj janë të hapura dhe kërkon të tërheqë vizitorë e turistë dhe nëpërmjet tageve dhe hashtageve.  Nëse lexojmë dhe komentet e postimit, Kokën e urojnë për nismën e re dhe ajo kthen përgjigje se po i pret, duke konfirmuar kështu se kjo është një nismë e saj në fushën e biznesit.

Kujtojmë se video e Jolezës ku shprehej se ishte zgjuar në shtëpinë e një shoqeje që ishte në pallatin e Saimir Tahirit, u bë virale duke u kthyer në qendër të mediave.

Tashmë me hapjen e Hostelit, Joleza Koka nuk do të ‘ngatërrojë’ më shtëpitë.

Të fundit