Flash News

KRYESORE

Jona Spahiu tregon fytyrën e djalit dhe shpjegon kuptimin e emrit të tij

Jona Spahiu tregon fytyrën e djalit dhe shpjegon kuptimin e emrit të
Pesë ditë më parë moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë por deri sot ajo nuk kishte publikuar asnjë detaj rreth djalit të saj. Në një video të postuar në Instagram, Jona na ka prezantuar të gjithëve të birin e saj, Raiden. Jona dhe Frenklin u bënë prindër për herë të parë dhe nëpërmjet kësaj video, moderatorja ka treguar momente nga spitali, përballja e parë e prindërve me djalin si dhe kuptimin e emrit. "Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri,"- shkruan Jona.

Të fundit