Flash News

KRYESORE

Jonida Maliqi për eksperiencën me Armina Mevlanin në DWST: Një luftë psikologjike e tmerrshme

E ftuar në ‘Wake Up” për këngën e saj të re, Jonida Maliqi ka treguar dhe për eksperiencën në ‘Dancing With the Stars’ kur prezantonte këtë garë kërcimi bashkë me Armina Mevalnin. Dy bukuroshet shqiptare po e provonin për herë të parë këtë eksperiencë por Jonida ka folur pa dorashka ditën e sotme, ku rrëfen stresin psikologjik që ka kaluar në këtë reality.

“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend që kisha një ankth të paparë përpos ankthit që po provoja diçka të re dhe nuk ishte synimi im të isha atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qënë një gjendje e tmerrshme psikologjike dhe m’u desh të bllokoja komentet” – ka thënë Maliqi.

Të fundit