Flash News

KRYESORE

Jorida Tabaku: Taksimi i biznesit të vogël, 98% e bizneseve do të rrisin çmimet

Jorida Tabaku: Taksimi i biznesit të vogël, 98% e bizneseve do të

Lidhur me deklaratën e Ramës për tatim edhe ndaj biznesit të vogël, ka reaguar edhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku. Me anë të një postimi në facebook, Tabaku ka parashikuar se si rrjedhojë e taksës do të rriten çmimet në 98% të biznese në vend dhe pyet se “kush e ka radhën pas biznesit të vogël”. Një përgjigje që duhet ta japë kryeministri me “reformën” e tij të radhës. Ja postimi i Tabakut:

“Fuqia për të taksuar është fuqia për të shkatërruar” kush më mirë se sa qeveria Rama 1 dhe Rama 2 mund ta zbatonin këtë aforizëm të John Marshall?

Mbasi rritën me 1,5 mld USD taksat në ekonomi, mbasi rritën me 10 herë tarifat lokale për biznesin e vogël, këtë vit po planifikojnë të vendosin TVSH për Biznesin e Vogël. Si rezultat i kësaj 98% e bizneseve në vend do të kenë produkte më të shtrenjta dhe më pak fitime.

100 000 biznese nga Janari do të detyrohen të mbijetojnë. Sot cdo ditë mbyllen 40 biznese. Po nesër cdo ndodhë?

Po shkatërrojnë çdo të ardhur të qytetarëve dhe çdo biznes duke i ngarkuar me taksa të rënda që duhet të shlyejnë borxhet e qeverisë për koncesionet e miqve! Kush e ka radhën pas biznesit të vogël?”

 

Të fundit