Flash News

KRYESORE

Joseph Daul kritika Ramës dhe udhëheqësve të Ballkanit: Shumë prej jush nuk janë në drejtimin e duhur

Joseph Daul kritika Ramës dhe udhëheqësve të Ballkanit:

Partitë Popullore Europiane (PPP) ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate për mediat kanë përshëndetur Strategjinë e Ballkanit Perëndimor të bërë publike sot dhe shprehin mbështetjen e plotë për përkushtimin e BE për një perspektivë të qartë zgjerimi për të gjitha vendet e rajonit.

"PPP ka qenë forca e vetme politike që ka promovuar në mënyrë aktive agjendën e zgjerimit", thuhet në deklaratën e Joseph Daul, President i PPE, ku shtohet se mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër gjërat që mbeten për të bërë deklarata përmend "reformat e nevojshme dhe zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve aktuale; lufta kundër korrupsionit; bindjen para sundimit të ligjit; dhe vendosjen e një sistemi gjyqësor të pavarur", raporton Politiko.al.  

Deklarata e kreut të PPE bëhet e hidhur në fund duke u përmbyllur me "fatkeqësisht, shumë prej udhëheqësve të rajonit po marrin një drejtim krejt të ndryshëm nga ato që kërkon BE".

Politiko.al

Të fundit