Flash News

KRYESORE

"Ju ftova se jeni politikisht jo korrekt”, deputeti i përgjigjet ‘live’ gazetarit: S’jam politikan top leshi

Gazetari Flavio Qarri ka ftuar këtë mëngjes në emisionin e tij “Kafein” deputetin e PD, Myslim Murrizi për të komentuar ngjarjet e aktualitetit politik, si mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i ri i brendshëm, përplasjen Rama-Meta apo vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë bisedës, gazetari e ka cilësuar deputetin si politikan që bën një lloj përjashtimi nga deputetët e tjerë, kur vjen puna te analizimi i situatave aktuale në vend.

“Arsyeja pse të ftova është se jeni ndër të paktët deputetë që preferon të jetë politikisht jo korrekt, jo me forcën e tij politike me atë që është gjuha e drunjtë dhe shahistike e politike”, tha Qarri, i cili u ndërpre nga deputeti i PD duke thënë: “Do të thuash që s’jam nga ata politikanë që janë top leshi dhe që durojnë shumë”.

Të fundit