Flash News

KRYESORE

“Ju kam lënë Zotin!”, tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë

“Ju kam lënë Zotin!”, tatimet mbyllin fondacionin e

Fondacioni "Down Syndrome Albania" ka ngritur shtëpizën e vetë në sheshin qendror të kryeqytetit, pranë shtëpizave të tjera promovuese. Por ditën e sotme me urdhër të Drejtorisë së Tatimeve kësaj shtëpize i është vënë shiriti i bllokimit. Kjo pasi sa herë që ka një veprimtari ekonomike, sipas ligjit çdo OJF duhet të blejë një kasë të re, gjë e cila kërkon edhe kohën e vet. Drejtoresha e fondacionit, Emanuela Pepkola Zaimi, tejet e revoltuar ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se “u ka lënë Zotin”.

"Po mbledhim fonde për shërbimet e fëmijeve tanë, ato shërbime që TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t'i ofrosh", shkruan ndër të tjera ajo.

Reagimi i drejtoreshës:

Prej 6 vitesh, me se tepermi jam munduar te siguroj transparence per organizaten qe kam ngritur me shume mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak here me eshte kthyer ne bumerang. Shume mendojne qe ne kemi fonde shume, dhe qe mbeshtetjen e kemi te garantuar. T'i vesh nje shirit te tille nje "charity house" te nje fondacioni qe me falni per modestine, eshte model, eshte e turpshme. Sapo me keni hedhur ne toke nje mund e nje imazh qe mezi e kam ngritur ne kurriz jo pak here dhe te femijeve te mi. Ne jemi organizata qe deklarojme cdo punonjes me pagen reale e s'jemi vonuar as nje dite ne pagese te sigurimeve. Ne jemi organizata qe ne faqe te internetit ka bilancet e cdo viti, nje bilanc te vetem jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e ben kete, ne e bejme. E me qe e bejme na vihet nje shirit per hetim tatimor. Do flas si plakat tani "Ju kam lene zotin" #naehiqnishiritin#naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde per sherbimet e femijeve tane, ato sherbime qe TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t'i ofrosh.

 

Të fundit