Flash News

KRYESORE

“Ju kërkoj ndjesë!”, Paloka flet për tërheqjen e Ramës: I papërgjegjshëm, reagon vetëm kur i sulet populli

“Ju kërkoj ndjesë!”, Paloka flet për tërheqjen e

I ftuar në emsionin ‘Studio e hapur’ , deputeti i PD-së Edi Paloka ka folur për debatin e tarifës së Rrugës së Kombit, dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së qytetarëve, i cili pranoi se qeveria ka gabuar me vendmin.

Paloka tha se Rama është arrogant, reagon dhe trembet vetëm kur ngrihet populli.

‘’Poezia e tij që i krahasoi shqiptarët me organin gjenital, është e turpshme. Ky njeri vazhdon të jetë arrogant dhe i papargjegjshëm. Ky njeri do të ndërgjegjësohet vetëm nga njerëzit. Deri tani mosbindja civile është arritje e qytetarëve të Kukëist, që e bëri Ramën të kërkonte ndjesë. Ne nismën e morëm nga qytetarët,’’ tha Paloka.

Edh Arian Çani i ftuar në studio tha lidhur me këtë çështje se Rama pati një gjysëmtërheqje, jo 100 për qind, por kjo nuk do të thotë që ka hequr dorë nga tarifa totale e ‘Rrugës së Kombit. ‘Politikisht sot Rama ka fituar kohë për të qeverisur. Ai sot hodhi një kovë me ujë dhe po pret se si do reagojnë njerëzit,’’ tha Çani.

 

Të fundit