Flash News

KRYESORE

Ju kujtohet debati i ashpër vjehërr-nuse? Ky është vendimi që ka marrë gjykata për kujdestarinë e djalit

Ju kujtohet debati i ashpër vjehërr-nuse? Ky është vendimi

Ka qenë një ndër përballjet më të ashpra në “Ka një mesazh për ty” debati i vjehrres me nusen. Natasha e akuzonte nusen se nuk dinte të rriste djalin dhe se donte të punonte. Nga ana tjetër, qëndronte nusja që e akuzonte Natashën se po “i fuste djalit mendime të këqija” duke i thënë se e kishte nënën kuçedë.

Por, historia ende nuk ka përfunduar sepse Anna media shkruan sot që të dyja palët i janë futur një procesi të ashpër gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

Shumë miq të Anna Media­s, na kanë kontaktuar në inbox për të mësuar fatin e përballjes së nuses me vjehrrën e saj më 26 Mars, tek “Ka një mesazh për ty”. Debati i ashpër mes nënës dhe gjyshes për kujdestarinë e Argit të vogël pritej të merrte fund në seancën e apelit të datës 11 prill. Gjykata e Gjirokastrës, në mënyrë të pashpjeguar, e ka shtyrë seancën dy herë radhazi duke mos marrë një vendim as në datën 11 e as më 21 prill. Ndërkohë që palët presin datën 5 maj duke shpresuar që të jetë e fundit, ai që po e vuan gjithë këtë kalvar ligjor mbi të gjitha është Argentini, i cili ende nuk e dise ku do të jetë shtëpia e tij nesër.

Të fundit