Flash News

KRYESORE

“Ju lutem, mbaroi koha”, Balla nuk i bindet Vasilika Hysit në Kuvend: Jam në emër të grupit  

“Ju lutem, mbaroi koha”, Balla nuk i bindet Vasilika Hysit në

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha i cili bashkë me aleatë të tjerë të opozitës ka zhvendosur sërish sot mbledhjen paralel me seancën në Kuvend, kësaj here ne qytetin e Durrësit.

Balla i është drejtuar Bashës duke i thënë se vettingun në politikë s’mund ta bëjnë politikanët.

“Nisma jote Lulzim, është e thënë troç, politika të autovetojë vetveten, ndërkohë që mes SPAK e BKH e bëjnë organet e pavarur të drejtësisë”.

Ju nuk ka nevojë t’ju kesh përballë, për t’ju kuptuar se ç’hall keni”, u shpreh Balla, ndërsa koha a parashikuar për të mbajtur fjalën në foltore mbaroi, ndaj edhe zv.kryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i tërhoqi vëmendjen, por Balla nuk i’u bind duke thënë se “Ju lutem, se jam në emër të grupit se kjo është një çështje që do marrë gjithë procedurën e vet parlamentare, pa asnjë mëdyshje”.

Të fundit