Flash News

KRYESORE

Ju mbase jeni duke blerë higjenizues për duart, gjë që nuk funksionin për Koronavirusin

Higjenizuesit nuk përmbajnë minimumin prej 60% të rekomanduar të alkoolit, janë shitur në mënyrë të tmerrshme nëpër dyqane. Në Shqipëri e kudo në botë. Me çmime të “çmendura”, 2-3 fish më shumë.

Kjo ka ndodhur në fakt edhe në Amazon e në çdo sajt që ofron këtë produkt onine, duke e rritur çmimin e këtij produkti që në fakt as nuk kryen funksion kundër Koronavirusit.

Në këtë produkt, mund të lexoni në përshkrimin e produktit se “vret 99.99% të sëmundjeve që shkaktojnë mikrobet’. Por kjo nuk do të thotë që produkti  mund t`ju mbrojë nga koronavirusi i ri.

“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” rekomandon se duhet të fërkoni duart – në rastin kur nuk jeni në gjendje t`i lani - me të paktën 60% alkool. Shishe, detergjente, shishe të vogla, “po fluturojnë” nga raftet e dyqaneve e farmacive  dhe kjo po ndodh pikërisht me këto produkte pa alkool.

Disa nga këto higjenizues janë prodhim  ga kompanitë Purell dhe Germ-X që kanë si bazë klorur bezaklkonium në vend të alkoolit si ingredient aktiv.

Produkte të tilla antiseptike jo-alkoolike mund të mos funksionojnë aq mirë për shumë lloje të mikrobeve, sipas CDC (Centers for Disease Control and Prevention), ose thjesht mund të zvogëlojnë rritjen e mikrobeve por jo t`i vrasin ato. Por sipas ekspertëve, më mirë se asgjë janë. Por problemi është se njerëzit po i blejnë këto produkte pa e ditur ndryshimin.

Të fundit