Flash News

KRYESORE

Ju ndalua hyrja në SHBA, Adriatik Llalla thyen heshtjen: Donald Lu keqinformoi Departamentin e Shtetit

Ju ndalua hyrja në SHBA, Adriatik Llalla thyen heshtjen: Donald Lu

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur për herë të parë në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili vendosi ti ndalonte hyrjen në Shtetet e Bashkuara atij dhe familjarëve të tij.

Llalla ka folur për gazetën e njohur amerikane Wall Street Journal teksa është shprehur se vendimi ndaj tij ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Donald Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit.

“Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, është shprehur Llalla.

Pyetjeve të Wall Street Journal Llalla i është përgjigjur me email teksa është shprehur gjithashtu se ai nuk ka qenë kurrë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Të fundit