Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ju po ndaheni me atdheun dhe fatin e tij”, Përparim Kabo rendit 8 arsye: Përse deputetët nuk përfaqësojnë më popullin
Profesor Përparim Kabo ka reaguar për gjuhën banale të përdorur ditën e djeshme në sallën e Kuvendit nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës. Me një shkrim që nis “jo nuk mund të jeni më përfaqësues të popullit…”, Kabo e konsideron të enjten e 31 janarit si “dita e ujërave të zeza në Parlament”.
Duke i bërë të qartë deputetëve dhe drejtuesve të mazhorancës dhe opozitës se “po ndaheni me atdheun dhe fatin e tij, me popullin dhe vlerat e tij, me partnerët dhe me idealin evropian”, Përparim Kabo rendit tetë arsye përsa këta zyrtarë nuk përfaqësojnë më popullin shqiptar.
Reagimi i plotë i Përparim Kabos:
Jo nuk mund të jeni më përfaqësues të popullit…
Dua të them të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por a jam korrekt? A jeni ju të nderuar? Ku dhe si ta gjej e ta takoj nderin tuaj? A është ai një nder moral, është ai politik, është për më tepër historik? Nuk mund ta them. Por diçka me siguri mund dhe duhet ta pohoj. Brenda asaj salle që quhet aula e parlamentin shqiptar pluralist gjatë këtyre 28 viteve ka pasur dhe ka edhe njerëz të nderuar, gra dhe burra të ndershëm, të përkushtuar dhe me vlera, me tiparet me të mira shqiptare dhe me një kahje të dallueshme të qytetrimit europian. Edhe dje në atë ditë që do ta quaja pa mëdyshje si “dita e ujërave të zeza në Parlament” në atë sallë pati ende njerëz që nuk e turpërojnë institucionin, madje jo për kompromis as për konformizëm por me bindje them se edhe tek ata që folën me atë gjuhë dhe atë fjalor ka mbetur një farë nderi dhe turpi. Unë dua të shtroj një pyetje si qytetar. Pse erdhëm në këtë gjëndje? Prej disa legjislaturash ata që marrin sovranitetet e deleguara nga zgjedhësit dhe janë antarë të demokracisë kolektive përfaqësuese, zhgënjenë, kthejnë shpinën, harrojnë interesin publik, privatizohen si persona dhe si shpirt, ndryshojnë pamjen si hedonik dhe nuk shqetësohen me atë që është shtuar ndër vite, rrënia e autoritetit të ligjit dhe besueshmërisë së tij, prishja e ekuilibrave institucionale, si dhe grumbullimi i varfërisë gjithnjë e më shumë në një masë të madhe të popullatës. Unë si çdo qytetar dua tu them se ju nuk mund të jeni më përfaqësues të popullit sepse:
- Ju nuk organizoni dot më zgjedhje të lira dhe të besueshme
- Ju nuk ndërtuat dot një administrat efektive efiçente dhe profesionistësh, e pavarur dhe jo e korruptuar
- Ju politikanët tanë ligjbërës dhe ligjvënës, shpërdoruat pasuritë kombëtare dhe ato para i grabitët për veten tuaj, dhe konkretisht: Të gjithë pasurinë e krijuar me mund si minierat, hekurudhat, flotën tregëtare, armatimet, natyrën dhe eco sistemet.
- Ju prishët pronat publike dhe i konvertuat në private.
- Ju krijuat detin e pronave informale dhe më tej i formalizuat duke lënë me gisht në gojë pronarët e ligjshëm.
- Ju shkatruat sistemin e drejtësisë me emërimet skandaloze që bëtë duke i shitur postet dhe më tej e përdorët si karem për ti marë paratë krimit të ricikluar përmes këtij pioni që quhet sistemi (pa)drejtësisë.
- Ju jeni pasuruar në mënyrë të frikshme dhe tradhëtuat idealin publik të shtetit që është arsimi, shërbimi shëndetësor dhe shërbimet e tjera publike dhe që përfshihen në atë që njihet si “garancitë sociale të jetës”.
- Ju duke shkelur mbi ligjin dhe mbi të drejtën zakonore e atë fetare u bët miq shokë dhe ortakë me njerëzit e jetës së keqe dhe krimit të organizuar.
Tani unë kam një pyetje pa oqean dhe pa lum. Ju deputetët e asaj salle a keni ju një moral qytetar minimal? A flisni ju me këtë fjalor në familjet tuaja biologjike? Po në familjet tuaja politike kështu flisni? Po në zyrat e shtetit kur ne nuk ju shohim dhe nuk ju dëgjojmë, ky është fjalori juaj, ky lloj banaliteti poshtëronjës së pari dhe së fundi për ju vetë? Po a mendoni se si ndjehen fëmijët tuaj, prindërit tuaj apo mbesat e nipat tuaj kur ju dëgjojnë por edhe kur t’Ju shohin dhe Ju dëgjojnë më vonë se kjo era dixhitale të rregjistron? A mendoni ju se çfarë thonë për ju në Neë York, Berlin, Paris, Londër, Vjenë, Budapest apo Tokio? Po mirë a e llogarisni se çfarë mendon për atdheun dhe punët e shtetit ai që punon për të mbajtur rrjetin elektrik, ai që pret jetën në një maternitet, ai polici që rri gjithë natën zgjuar, ajo mësuesja që udhëton çdo mëngjes 1 orë për të shkuar në shkollë te nxënësit e fshatit, ata që besojnë se ne po ndërtojmë Shqipërinë që duam? Edhe diçka që shpreh krizën tuaj. Ju mendoni se foltorja kudo që është shërben që kundërshtarin politik ta zhbësh në dimesionin e tij moral dhe kështu zgjedhësit apo ‘shqiptarët si edhe thoni ju’ të urrejnë atë dhe t’Ju duan juve. Sa naiv që tregoheni. Njerëzit e kanë të qartë se këtu në këtë fshatin tonë as që bëhet fjalë për moral dhe për etikë…këtu bije erë! Dhe për më tepër goditja e kundërshtarit moralisht me gjuhë imorale është e pabesueshme. Së fundi, në shoqërinë e kapitalizmit të sotëm njerëzit orjentohen nga interesi dhe kanë kuptuar se lufta juaj imorale kundër imoralitetit është e barabartë me pasurimin tuaj të të gjitha palëve politike e partiake… Unë po ua them hapur, Ju po turpëroni veten dhe atdheun. Nëse ndokush nga ju së paku sot është esëll ta shpëtojë shpirtin e vet duke kërkuar ndjesë publike. Ndryshe jeni të humbur të gjithë, sepse jeni të pabesueshëm. I bëtë familjet tuaja leckë duke sharë dhe pështyrë. Ai ambient atje bije erë turpi….Dje në Parlamentin e Maqedonisë kryetari Talat Xhaferi foli shqip si edhe kishin dashur ata që më 1908 në Kongresin e Manastirit ata që hartuan alfabetin që kemi sot, Mit’hat Frashëri, At Gjergj Fishta, At Nder Mjeda, At Dom Kaçori etj…E në vend që seanca dje në Parlamentin shqiptar të niste me një soleminitet historik u ndye me atë pisllëk. Po ju kujtoj një shpjegim filozofik të të madhi Petro Zheji, që argumentonte se fjala ndyj është identike me ndaj…pra ndyrja është ndarje, dhe ju po ndaheni me atdheun dhe fatin e tij, me popullin dhe vlerat e tij, me partnerët dhe me idealin europian. Fatkeqësia është e juaja!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38