Flash News

KRYESORE

Ju prish shtëpia më 21 shtator, familja me 7 anëtare merr çelësat e shtëpisë së re

Ju prish shtëpia më 21 shtator, familja me 7 anëtare merr

Një familje me 7 anëtarë në fshatin  “Lagje e Re” në Ndroq do e presë ndërrimin e viteve në shtëpinë e tyre të re.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzuan çelësat e banesës së re zonjës së shtëpisë Sadihe Materës, e cila nuk do të duhet më të mendojë për çatinë e shkatërruar dhe për rrezikun që i kanosej çdo ditë nga amortizimi i banesës dhe që me tërmetin pësoi shkatërrimin total.

Kreu i qeverisë u shpreh se sikurse kjo banesë e cila është bërë shumë herë më e mirë se ajo që ishte para se të dëmtohej nga tërmeti, edhe shtëpitë e tjera do të jenë model.

“Keni kaluar pa dëmtime në shëndet. Kjo është kryesorja. Të tjerat pastaj, më mirë bëhet. Shtëpia është më e mirë se ajo që ishte. Të gjithë ata që kanë pasur dëme do t’ua bëjmë shtëpinë më të mirë”, tha Rama.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili deklaroi se që në fillim një nga synimet ka qenë që banesat e reja që po ndërtohen pas tërmetit të jenë më të forta dhe me kushte shumë herë më të mira duke vendosur një standard të ri.

“Jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe me porosinë e kryeministrit, dhe me ndihmën e miqve tanë, jemi dita me natën”, tha Veliaj.

Të fundit