Flash News

KRYESORE

Ju skadon viza? Ambasada amerikane jep kriteret që shmang radhët e pritjes

Ju skadon viza? Ambasada amerikane jep kriteret që shmang radhët e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një njoftim për të gjithë aplikuesit e vizës amerikane dhe se cilat janë kriteret për të shmangur radhët e pritjes.

“Nëse nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë!”, sqaron ambasada në një njoftim në facebook.

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë. Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë”, shkruan ambasada e SHBA.

Të fundit