Flash News

KRYESORE

Ju sulmua makina për herë të dytë, Lubonja bën përgjegjës Ramën: Kryeprotagonist i klimës së urrejtjes

Ju sulmua makina për herë të dytë, Lubonja bën

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar në lidhje me sulmin e dytë që i bëhet makinës së tij nga persona të paidentifikuar.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Lubonja akuzoi kryeministrin Rama si protagonist të klimës së urrejtjes. Ai shtoi më tej se ndryshe nga Rama e politikanët e tjerë, ai dhe qytetarët nuk mbrohen me bodigardë.

Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal”, tha analisti.

-Në incidentin e korrikut u tha se ishte një me probleme të shëndetit mendor…

“ Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’. Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta”, shtoi më tej.

Të fundit