Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ju tregoj homoseksualin Enver Hoxha”, historia e gazetarit të ATSH që u arratis në Greqi. Flet motra
Dy ditë më parë “Politiko.al” botoi artikullin “DOSJA/ Enver Hoxha është homoseksual: Dëshmia e përkthyesit të telegrameve dhe 'axhansave' të diktatorit për shtypin grek dhe italian”. Shkrimi pati shumë jehonë dhe u bë pjesë e dhjetra portaleve dhe gazetave, si në Shqipëri, Kosovë etj. Gazeta “Panorama” sjell të tjera dëshmi mbi këtë ngjarje të bujshme të 1987-s. Kësaj here është e motra e protagonistit, Ilir Bulka, Pranvera, që flet dhe sqaron mëtej ngjarjen dhe historinë, të cilën e bëri publike “Politiko.al”. Ja intervista e plotë e Pranverës dhënë gazetës “Panorama”:
***
Zonja Pranvera! Iliri, vëllai juaj i arratisur në vitin 1987, ka deklaruar për gazetat më të mëdha të Greqisë dhe Italisë se Enver Hoxha nuk ka qenë vetëm një diktator vrasës, por edhe njeri me orientim të gabuar seksual që ka pasur marrëdhënie me bashkëpunëtorët e afërt. Fliste për këtë me familjarët dhe shokët para se të arratisej?
Iliri u arratis se urrente regjimin, diktaturën. Ai kishte tentuar të kalonte kufirin qysh kur ishte gjimnazist te “Qemal Stafa”. Këtë e arsyetonte me mungesën e lirisë, varfërinë, trysninë politike, luftën e klasave, babëzinë e bllokmenëve, dhunën e policisë sekrete, izolimin. Jashtë telave me gjemba, thoshte shpesh me bindje, jetohet shumë herë më mirë. Në këtë kuptim, arratia e tij ishte diçka e paralajmëruar, së paku për ne. Paramendohej sakaq edhe mënyra si do reagonte përballë autoriteteve të huaja…
A kishte lidhje arratia e Ilirit me kushtet e jetesës dhe statusin politik të familjes?
Kjo nuk kishte të bënte fare me vendimin e Ilirit për t’u arratisur. Familja jonë ka qenë e lidhur me regjimin, madje prindërit ishin anëtarë partie. Krahasuar me të tjerët, ishim disi të privilegjuar. Me shtëpi te porta e Bllokut. Të shkolluar në degët më të preferuara. Të punësuar brenda unazës. Jetonim jo keq, po të kishe parasysh kufizimet e kohës. Ideja e Ilirit për t’u arratisur kishte të tjera motive. Ajo ishte e brendshme, pjesë e formimit të tij, e mospajtueshmërisë me realitetin. Kishte ndikuar për këtë rrethi shoqëror, por më së shumti pasioni për librat e huaj. Iliri zotëronte shumë mirë gjuhën angleze, italiane, franceze, rusishten etj.
Në intervistat e Ilirit pas momentit të arratisjes, mediat e huaja e identifikonin si përkthyesin e Enverit, madje si bashkëpunëtorë të afërt të tij. Çfarë kishte të vërtetë në këto pohime dhe a kishte lidhje puna që kryente me Hoxhën?
Menjëherë pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, Iliri u emërua në ATSH. Aty punoi dhjetë vite në sektorin që përgatiste buletinin e axhanseve që u shkonin vetëm krerëve të lartë të regjimit. Ishte zgjedhur në këtë detyrë për rezultatet e larta në fakultet, por sidomos për garancitë politike të familjes. Në një farë mënyre, kjo ishte linja e vetme (nëse mund ta quajmë të tillë) e kontakteve të Ilirit me Hoxhën. Një kontakt jo i drejtpërdrejtë gjithsesi, por i përditshëm. Produkti i sektorit ku punonte Iliri, i shkonte Enverit dy herë në ditë.
Si funksiononte sektori i ATSH-së që prodhonte axhanse për Enverin dhe krerët e tjerë të regjimit?
Pak a shumë, ATSH-ja si institucion ka qenë kjo që është sot, me destinacion lajmet nga vendi dhe bota për konsum publik. Asokohe kishte një sektor të veçantë, që përzgjidhte nga informacionet mediatike për Shqipërinë, gjërat më kritike, më të nxehta, siç thuhej dhe me to përgatiste buletin special për udhëheqësit kryesorë. Pjesën më të rëndësishme të këtij të fundit e zinin lajmet e stacioneve BBC, “Zëri i Amerikës” dhe “Europa e Lirë” mbi zhvillimet në vendin tonë. Iliri ishte pjesë e grupit që merrej me përkthimin e tyre…
Me pak fjalë, Iliri i çonte Enverit lajmet që denonconin Enverin, regjimin, politikën e tij…
Ndoshta për këtë arsye mediat e huaja e identifikonin si përkthyesin dhe bashkëpunëtorin e tij. Iliri në fakt s’kishte pasur asnjë takim zyrtar me Hoxhën. Me përjashtim të kontakteve kur ishim komshi me familjen e tij, tjetër lidhje nuk kishte…
Pra, keni jetuar disa vite në Bllok, afër vilës së Enverit. Çfarë raportesh kishit me të dhe familjarët e tij?
Me të përballeshim çdo ditë kur hynte dhe dilte në banesë. Enveri dhe Nexhmija kur banonin te vila e vjetër, ishin mysafirët e parë që na uronin në familje Vitin e Ri. Babai dhe mamaja njiheshin me ta qysh nga vitet e luftës. Miqësia kishte arritur deri aty, sa unë dhe Iliri ishim pagëzuar me emrat e fëmijëve të tyre. Unë me emrin e Pranverës, vajzës së Enverit dhe Iliri me atë të djalit të madh. Në ato kushte, kjo nuk ishte pak. Atëherë, hyrje-daljet e çiftit Hoxha ishin privilegj, që nuk mund ta kishte shumëkush. Logjika e regjimit e përkthente këtë në shkallë të lartë besnikërie, që parakuptonte siguri e përfitime për të preferuarit e tyre…
Në këto rrethana, Iliri guxonte t’i kundërvihej regjimit, të ironizonte Enverin, të mendonte për t’u arratisur…
Në pamje të parë duket paradoksale, por kështu është e vërteta. Iliri ishte një lloj disidenti i vetëformuar. Ky profil ishte ngjizur tek ai qysh në rininë e hershme. Kur na gjente në shtëpi duke ndjekur lajmet e TVSH-së, mbyllte televizorin me një rebelim të çuditshëm. “Akoma ju me pallavrat e Tiranës”, na thoshte qortueshëm dhe aty për aty hapte radion te “Zëri i Amerikës”. “Doni të vërtetën, dëgjoni këtë!”, na këshillonte me një siguri absolute. “Zëri i Amerikës” për të ishte e vërteta e padiskutueshme. “Mos vdeksha pa folë një herë aty për marrëzitë e Sulltanit tonë”, shprehej shpesh duke përçmuar Enverin. “Zëri i Amerikës” ishte fiksimi i tij…
Kështu shprehej vetëm me familjarët, apo edhe me shokët?
Me shokët ca më shumë. Veç konsideratave politike, me ta ndante qasjet ndryshe për mënyrën e jetesës, artin, muzikën, argëtimin. Ithtar i modelit perëndimor, Iliri nuk linte vend pa përbuzur tam-tamet e regjimit për moralin komunist, njeriun e ri, për “shfaqjet e huaja”, “dekadencën borgjeze” etj…
Me cilët nga shokët konsumonte biseda të tilla?
Në kohë të ndryshme, ka pasur shumë syresh. Kur punonte në ATSH, mbante për mikun më të mirë Nuri Hamzarain, vjehrrin e Agim Krajkës, të cilin e vlerësonte jashtë mase. Me të fliste pa doganë, siç thoshim atëherë. Ai ishte më i madh në moshë dhe më i regjur në disidencën me regjimin. Më vonë u njoh e miqësua me Agim Fagun, Medi Bushatin, Luan Hajdaragën e të tjerë. Në shoqërinë e tyre ndihej mirë, bisedonte për gjithçka, madje edhe për arratinë.
Nuk i vinte mirë vetëm kur e qortonin: Ilir mos kështu, se do përfundosh në Spaç! Iliri ka pasur sakaq edhe një mik të veçantë: Nonda Bulkën, xhaxhain tonë që e donte fort. Kuvendonte me të për histori të ndryshme. Nonda kishte qenë student me Hoxhën në Francë dhe i tregonte për prapësitë e tij. Enveri s’e kishte mendjen te studimet, i thoshte në mirëbesim, por te orgjitë dhe lokalet e natës. Për orë të tëra ligjëronin për profilin e panjohur të diktatorit që na hiqej si engjëll, por kishte qenë djalli vetë…
Ku punonte Iliri kur u arratis?
Në vitin 1980, Iliri iku nga ATSH-ja dhe për disa kohë u sistemua në Ndërmarrjen Makina-Import. Më vonë shkoi në Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit, në Komitetin Olimpik të Sporteve. Aty e aktivizonin herë pas here me shoqërimin e turistëve të huaj që vinin në Shqipëri. Ndihej i lumtur në këtë punë, sepse, siç thoshte, i jepte dorë për perfeksionimin e gjuhëve që zotëronte dhe njohjet me botën përtej telave me gjemba.
Kontaktet me të huajt e bënë më rebel e më të papërmbajtur. Filloi të fliste hapur, të shante vend e pa vend, të anatemonte figurat e regjimit. Ky lloj reagimi, përçartja e shfrenuar, nisi të bjerë në sy të njerëzve të Sigurimit. U fut në listën e të dyshuarve, si kontingjent i armikut të klasës. Kjo na alarmoi si familje. U alarmuan sakaq edhe shokët. E këshilloi babai, nëna, vëllai tjetër. E thirri i tronditur Medi Bushati dhe i shprehu rrezikun që i kanosej. Iliri e dëgjonte, por nuk reagonte…
AFRIM IMAJ
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38