Flash News

KRYESORE

“Ju zoti Kadri si mendoni?” Lubonja kritikon Ramën: Imiton Enver Hoxhën. Gazetarët i shpëtuan 20 milionë euro

“Ju zoti Kadri si mendoni?” Lubonja kritikon Ramën: Imiton

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sulmin e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS-së, që u iu drejtua me termin e zakonshëm ‘kadrinj’. Në studion e emisionit ‘Të paekspozuarit’, Lubonja u shpreh se kreu i ekzekutivit është një politikan që nuk pranon kritika dhe se me sjelljen e tij po imiton Enver Hoxhën.

“Zoti Kadri thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po imiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë  aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.

Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën.  Ai është një diktator në potencë.  Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro [referuar skandalit te 'Unazes se Re'”, përfundoi Lubonja.

https://www.youtube.com/watch?v=xcy8GXWxiXo

Të fundit