Flash News

KRYESORE

Veri-Jug sot në protestë, qytetari nga Vlora thirrje Ramës: Liro 11 kuksianët! Sonte mund të arrestojnë familjet tona

Veri-Jug sot në protestë, qytetari nga Vlora thirrje Ramës: Liro

Qytetarët e Vlorës, kryesisht bizneset e vogla, po protestojnë  për vendosjen e TVSH-së nga qeveria. Teksa paraqesin shqetësimet e tyre, një qytetar i është drejtuar kryeministrit Rama dhe autoriteteve të drejtësisë që të lirojnë 11 kuksianët e arrestuar. Ai shpreh dhe shqetësimin se për shkak të protestës së tyre mundet që policia të arrestojë dhe familjet vlonjate. Ndaj u bën thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“I bëjmë thirrje sot nga Vlora, kryeministrit që qytetarët e Kukësir të lirohen nga burgu sepse në burg duhet të shkojnë të tjerë dhe jo ata që kërkojnë të drejtat e tyre.

Jemi të ndërgjegjshëm se ne sot po protestojnmë këtu dhe mund të arrestohen dhe 10 nga familjet tona. Ndaj bashkohuni qytetarë dhe kërkoni të drejtat tuaja”, shprehet protestuesi.

Të fundit